Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka qenë i ftuar në studion e gazetarit Rezear Xhaxhiu në emisionin e pasdites në ekranin e Faxnews. Bozdo i ka dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarit mbi menaxhimin e situatës epidemike dhe ekonomike nga ana e qeverisë Rama. Sipas demokratit Bozdo, ne kemi një qeveri e cila ka dështuar në menaxhimin e pandemisë në të gjitha aspektet dhe kryeministri e ka mendjen të ha dreka dhe darka me Tërmet Peçin dhe jo t’i japë përgjigje shqiptarëve se çfarë do të ndodhë me situatën e tyre ekonomike.
“Le të biem dakort dhe të theksojmë se pandemia nuk u krijua nga ne, ndaj ekzekutivi duhet të mbajë përgjegjësi si e përballoi situatën. Qeveritë botërore e menaxhuan epideminë në dy drejtime. Drejtimi i parë ishte menaxhimi i masave për ruajtjen e distancës sociale. Drejtimi i dytë është menaxhimi ekonomik i pandemisë. Përsa i përket këtij drejtimi të dytë ne i kërkuam qeverisë që të bënte një paketë ekonomike të ngjashme me vendete rajonit. Bujqësia, turizmi dhe industria ka marrë zero financime nga qeveria shqiptare. Ne kemi 1.1 miliardë borxh dhe nuk e dimë se ku do të ndahen. Qeveria është e gatshme t’i investojë të gjitha këto para në Milot Fier. Çfarë do të ndodhë me situatën e biznesit? Ne këtë nuk e dimë. Kryeministri e ka mendjen ha dreka dhe darka me Tërmet Peçin e jo t’i thotë qytetarëve si do ta shfrytëzojë euro-bondin e marrë dhe a do të ketë zhvillim makro-ekonomik të vendit.”- deklaroi Eno Bozdo.
/faxweb
