Skip to content

Djali u gjend në gjumë në varkën e braktisur, gjendet pas 6 ditësh trupi i aktores

Pas 6 ditësh intensive kërkimi është gjetur trupi i aktores së njohur Naya Rivera të serialit të famshëm Glee, e cila u zhdùk në mënyrë misterioze në një liqen në Kaliforni.

Autoritet pritet ta konfirmojnë formalisht që trupi i gjetur i përket 33-vjeçaret por nga raportimet e para thuhet se janë të bindur. Rivera u zhduk të mërkurën e javës së kaluar në liqenin Piru pasi mori një varkë me qera për t’u relaksuar me të birin Josey.

Ishin pushuesit e tjerë ata që gjetën 4-vjeçarin e vetmuar në varkë dhe njoftuan menjëherë autoritetet. Në deklaratën që i biri bëri tha se nëna e tij ishte hedhur për të notuar dhe se nuk ishte kthyer më. Skuadrat e shpëtimit shpenzuan 6 ditë intensive natë e ditë duke kërkuar në liqen.

/faxweb