Skip to content

Shqiptarët e Preshevës të vendosur për të ribërë histori në Serbi, kërkojnë post ministror dhe disa dikastere, i pret Vuçiç në takim

Shqiptarët në Serbi janë bërë faktor politik jo pak i rëndësishjëm pas zgjedhjeve të fundit morën vende në parlament, e pavarësisht se nuk janë përcaktues me zgjedhjet e njëanshme që u mbajtën, kërkojnë post ministror në qeverinë e Vuçiç.

Tre mandatet e tyre që për shqiptarët janë jnjë fitore historike, kërkojnë ti përkthejnë edhe  në një post në kabinetin qeveritar, ndërsa janë shprehur të hapur për mundësinë e pjesëmarrjes në ekipin e ri të ekzekutivit.

Deputetët e rinj të “Alternativës Demokratike Shqiptare”, Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri patën një takim me presidentin serb ku mësohet ti kenë kërkuar postin ministror ku në një deklaratë komunikuan se janë të gatshëm të hyjnë në qeveri nëse u jepet drejtimi i Ministrisë së Pushtetit Lokal, zv.ministri i ekonomisë, sekretari shtetëror i Ministrisë së Arsimit dhe kryetari i Trupit Koordinues.

“Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngushtë me problemet kryesore të shqiptarëve për gati 20 vite… duke mos qenë të integruar në institucionet shtetërore, duke na pamundësuar adresat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke mos i dhënë rëndësi zhvillimit tonë ekonomik, duke na neglizhuar në të gjitha format me pasojë shpërnguljen masive të shqiptarëve nga Lugina. Shpresojmë për një “Serbi të re” që presidenti e proklamon si Serbi me perspektivë Europiane,” njoftoi koalicioni shqiptar.

Opozita serbe nuk u fut në zgjedhjet e fundit ndërsa partia e presidentit, Vuçiç, siguroi shumicën absolute të parlamentit që do i mundësonin atij ta riformatonte kabinetin aktual edhe pa miratimin e subjekteve të tjera politike.

/faxweb