Gjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të infektuar me koronavirus, konfirmon Ministria e Shëndetësisë. Mes tyre është edhe një vajzë 21-vjeçare, viktima më e re e koronavirusit e cila më parë u raportua si 23-vjeçare.
Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.
Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.
Ndërkohë, nga 361 teste të kryera janë shënuar 85 raste të reja me Covid-19 dhe situata tek spitali Infektiv paraqitet e rëndë.
Vijon…
/faxweb
