Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularët për deklarimin e burimeve të pasurisë katër të dénuarve në Korçë e Kavajë, të cilët janë identifikuar si Jorgo Zguri, Kristi Pojani, Gjergji Ziu, Bashkim Demrozi.
Njoftimi i OFL: Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dénuar apo ákuzuar për krím të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
J.Z., banues në Korçë, i dénuar për veprën pénale “Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve”;
K.P., banues në Korçë, i dénuar për veprën pénale “Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
Gj. Z., banues në Korçë, i dénuar për veprën pénale “Vrásje me paramendim”, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim;
B.D., banues në Kavajë, i dénuar për veprën pénale “Tráfikimi i nárkotikëve”, mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sékuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
/faxweb
