Skip to content

Pasi Gjermania tha se do bllokojë negociatat, reagon kryeministri Rama: Deklarata e Wadephul ishte zhgënjyese! Koalicionet nuk do ndalohen, por…

Kryeministri Rama ka reaguar për deklaratën e Zv/Kryetari i i Grupit Parlamentar  CDU/CSU-së, Johann Wadephul në Bundestag-un gjerman për ndryshimet kushtetuese duke thënë se ishte zhgënjyese.

“Gjermania është pikë referimi e mbarë botës, por edhe e jonës. Një lokomotivë e pazëvendësueshme që tërheq Europa. Deklarimi i djeshëm i zotit Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik dhe i nxituar në planin propocional. Është një mik i mirë i Bashës dhe i imi. Kam komunikim të vazhduershëm me të dhe e cmoj përkushtimin e tij për të lehtësuar marrëdhëniet politike në Shqipëri.

Cmoj shumë dhe faktin që është europian i vendosur i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja ime për cdo orë dhe nuk janë pak për këtë periudhë më shumë se 1 vjecare që ka shpenzuar për Shqipërinë. Ai e cmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit por deklarimi i djeshëm nëncmon parlamentin e Shqipërisë. Marrëveshja duhet zbatuar dhe këtu jemi 1005 dakord jo vetëm me fjalë por edhe votën e sotme, por ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht të ndalojë parlamentin të shkojë përtej saj duke demokratizuar zgjedhje. Ky është nxitimin në planin proporcional.

Ishte zhgënjyes në planin demokratik se ai nuk e ka sajuar por e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionin. Kjo është thjeshtë e pavërtëtë. Koalicionet as nuk do të ndalohen e as nuk mund të ndalohen. Thjesht duhet e do të jenë si në cdo vend të Europës ku partitë kanë lirinë të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre sic bën CDU me partinë simotër CSU”, tha Rama.

Ditën e djeshme, Wadephul reagoi ashpër lidhur me ndryshimet kushtetuese duke thënë se do të asgjesonin Reformën Zgjedhore. “Ndryshimi Kushtetues do të minonte reformën zgjedhore. Do të çonte në shkeljen e marrëveshjes. Një qasje e tillë është shkelje e besimit ndaj BE,” tha ai.

Wadephul deklaroi se reforma zgjedhore duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Madje ai kërcënoi me bllokimin e konferencës së parë ndërqeveritare dhe procesin e integrimit nëse marrëveshja nuk miratohet ashtu siç është dakordësuar.

“Me marrëveshjen e 5 qershorit dhe marrëveshjet e tjera të bazuara mbi të, qeveria dhe opozita kanë hartuar një reformë të mirë zgjedhore. Kjo reformë zgjedhore tani duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Atëherë do të përmbushej kërkesa e bërë nga BE dhe Bundestagu gjerman për të kryer një reformë zgjedhore në një proces gjithëpërfshirës midis qeverisë dhe opozitës – përfshirë opozitën ekstra-parlamentare.

Por tani po dëgjojmë për vendime në Parlament, për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve.
Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit.

Ndryshimi kushtetues për më tepër do të minonte tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonte atë”, deklaroi Wadephul.

/faxweb