Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me Aktin Normativ të qeverisë për mbajtjen me detyrim të maskave. Ish-deputeti është dakort në parim me këtë akt por e sheh si shumë të vonuar, ku sipas tij tashmë dëmet e shkaktuara nga koronavirusi janë katastrofale. Gjithashtu Shehu nuk lë pa theksuar dhe faktin se shteti e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës por nuk bën të mundur sigurimin e saj duke e lënë barrën përsëri tek qytetarët.
Postimi i plotë: Akti Normativ i Qeverise per maskat, u “mbars me vonese mali e polli nje mi”!!
Me vonese mbi dy mujore Qeveria nxjerr aktin normativ per vendosjen e maskave. Shprehja “Me mire vone se kurre” ketu eshte jashte kontekstit se pasojat e vonesave jane katastrofale. Dikush duhet te pergjigjet per kete e pasojat e saj!
Ne e kemi dhene alarmin e kerkuar kete, shume kohe me pare. Por dhe tashti Vendimi eshte nje “hile” meskine per te hedhur cdo gje mbi qytetaret.
Sepse sigurimi i maskave te pershtateshme eshte detyre e shtetit si kudo ne Europe, qe duhet te shperndaje nga nje cope ne dite gratis per qytetaret ose me cmim te kontrolluar per te tjeret (ne Itali 0,5 E per ato kirurgjikalet).
Se dyti ky vendim eshte i manget ne shume pika, psh maskat duhet te perdoren detyrimisht edhe ne ambjente te hapura me koncentrime te popullesise ose kur distanca midis individeve eshte nen 2 m. Se treti nuk percakton tipin e maskave qe duhen perdorur, por cdo gje lihet evazive e konfuzive mbas termit “jo medikale”, etj
Pra me kete Akt gjysmak qe del mbas nje “gjumi” te gjate qeverises e shkaterrues per njerrezit, ndersa shteti nuk merr persiper asnje detyrim, ka vetem dicka te qarte, penalizimi i qytetareve me gjobe te rende kur nuk kane maskat… por ku do t’i gjejne ato dhe me cfare mjete finaciare do t’i sigurojne….?
/faxweb
