Skip to content

Humb jetën në Shëngjin pushuesja nga Kosova, víktima e tretë brenda një jave

Një pushuese 71-vjeçare nga Podujeva ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit në Lezhë. Dyshimet e para janë se SH.L të jetë mbytur menjëherë sapo është futur për t’u larë në det, ndërsa ishte në Shqipëri për të pushuar së bashku me familjen e saj.

“Më  datë 15.07.2020, në  Shëngjin, Lezhë është  mbytur në det shtetasja  Sh.L.,71 vjeçe,  banues në Podujevë, Kosovë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Kjo është víktima e tretë nga Kosova që mbytet në Shëngjin brenda kësaj jave. Më parë kishte humbur jetën një 73-vjeçar si dhe një 38-vjeçare po me banim në Kosovë.

/faxweb