Skip to content

Siç nuk i keni parë ndonjëherë, Veliaj dhe ish-presidenti Moisiu vendosin maskat e zeza

Kryebashkiaku Veliaj ka pritur në një takim ish-presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiu. Ajo që bie në sy në foton e publikuar nga Bashkia Tiranë është vendosja e maskave me ngjyrë të zezë dhe me logon e kryeqytetit për 100-vjetorin. Veliaj shfaqet në zyrat e shtetit me një stil mjaft sportiv  ndërkohë që Moisiu shfaqet me një veshje më zyrtare.  Nuk dihen arsyet e takimit pasi mbi foto thuhen vetëm disa komplimenta për ish-presidentin si një figurë idealiste, bashkuese dhe pozitive.

Postimi i plotë: Mirëdita! Me Presidentin më të mirë prej krejtve!
Kujtesë e gjallë se politika e mirë, idealiste, bashkuese, pozitive e punëtore është e mundur!/faxweb

https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2020/07/moisiu.png