Përfaqësuesi i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka folur pas përfundimit të takimit me Kosovës e Serbisë, më saktësisht Avdullah Hotit dhe Aleksandar Vucicit në Bruksel. Dy palët, do të takohen sërish në fillim të shtatorit.
Lajcak përmes një adresimi pas përfundimit të takimit ka thënë se gjatë ditës së sotme janë diskutuar çështje si personat e zhdukur dhe refugjatët.
“Sot kemi mbajtur mbledhjen e dytë të BE’së me dy palët pas rifillimit në Bruksel. Unë falendëroj dy palët që kanë ardhur këtu dhe për bashkëpunimin sot. Sot diskutimet u fokusuan në dy elemente: E para ishte për personat e zhdukur dhe të zhvendosurit . Tema e parë ishte temë simbolike në kontekstin e pajtimit dhe është një çështje e rëndësishme për familjet që jetojnë për dekada në pasiguri. Çelësi kryesor është bashkëpunimi me Kryqin e Kuq për të zgjedhur çështjet e mbetura dhe të afrohen tek zgjidhja. Ndërsa per temën e dytë, është një çështje e rëndësishme poashtu dhe ka të bëjë edhe me sigurimin e një gjendje të qëndrueshme për ata që janë kthyer tashmë.”, tha ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se duhet bashkëpnim ekonomik në të dyja vendet, si dhe hapje të vendeve të reja të punës.
“Elementi i dytë i agjendës së sotme ishte bashkëpunimi ekonomik, është një nga shtyllat e Bashkimit Europian. Rritja e bashkëpunimit ekonomik nënkupton përdorimin e plotë të potencialit të ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin e standardeve të jetesës për qytetarët.”, shtoi Lajcak. Në fund, diplomati sllovak tha se dy palët janë pajtuar që takimi i radhës të organizohet në fillim të muajit shtator.
“Jam i kënaqur që pas dy ditëve të dy liderët u pajtuan të punojnë intensivisht gjatë javës së ardhshme, këtu në Bruksel. Dhe është gjë e mirë që takimi i radhës i nivelit më të lartë do mbahet sërisht në Bruksel, në fillim të shtatorit”, tha Lajcak në fund.
Kujtojmë se sot ka rifilluar edhe zyrtarisht dialogu mes dy vendeve, pas dy viteve bllokadë. Kosova në dialog po përfaqësohet nga Kryeministri Avdullah Hoti dhe dy zëvëndësit e tij, Driton Selmanaj e Albulena Balaj-Halimi.
/faxweb
