Shëndeti i fëmijës me shumë mundësi është prioriteti kryesor i çdo prindi, por disa veprime të  vogla mund të vënë shëndetin dentar të fëmijës në rrezik edhe përpara se t’i dalin dhëmbët e para.

Kur fëmijët lindin, trupat e tyre nuk kanë qenë të ekspozuar nga mutacionet e streptokokut, një  bakter ky që ushqehet me ushqimin e mbetur në  dhëmbë. Sipas Art Nowak, ish-president i Bordit Amerikan të Stomatologjisë Pediatrike, duke rënë  në  kontakt me këtp  bakterie mund të  çojë  në  lindjen e kativiteteve të  fëmijës suaj para se të  shihen shenjat e para të  daljes së dhëmbëve.

Nga një  studim australian u gjet se shumica e fëmijëve dhe foshnjave i marrin këto baktere nga nënat e tyre. Ky bakter shpërndahet kur prindërit hanë nga ushqimi i fëmijës, i fryjnë ushqimit të  tyre apo i puthin fëmijët në buzë . Ajo ç’ka duhet të  bëjnë  prindërit në këto raste është të  fshijnë buzët e fëmijëve shpesh me një pecetë të pastër. Të  fshijnë gjuhën e tyre, dhëmbët dhe mollëzat, kjo do të  pengojë  shumëfishimin e bakterieve.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re