Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi takimin e parë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic në Bruksel për të biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Pasi kanë hyrë në takimin e ndërmjetësuar nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, janë përshëndetur me bërryla për të shmangur përhapjen e korònavirusit dhe kanë shkëmbyer ca fjalë.
Pas “Përshëndetje” – “Përshëndetje” në anglisht, Vuçic i është drejtuar Hotit në serbisht. “Flet serbisht, apo kupton”, ishte pyetja që i drejtroi presidenti Serb – Hotit.
Kryeministri i Kosovës u përgjigj i prerë duke i thënë: “…kuptoj”.
