Skip to content

Donika Prela bën gati 43 faqe mbrojtje, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e saj, i dalin probleme dhe për burrin

Institucioni i Komisionerit Publik në bazë të gjetjeve të bëra në problemet me pasurinë dhe dy shtyllat e tjera të hetimit, kërkon shkarkimin nga detyra të ish-drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Kjo e fundit ka përgatitur një material prej 43 fletësh për mbrojtjen dhe dhënien e parashtrimeve, ndërsa dorëzon zyrtarisht edhe kërkesën për rihapje të procesit të hetimit. Fillimisht pati diskutime në lidhje me trupën e hetimit, ku Prela kërkoi që të përjashtoheshin anëtaret Ina Rama dhe Natasha Mulaj.

Donika Prela: Kundërshtoj pretendimet e Komisionerit Publik, ndërsa unë disponoj prova të reja në lidhje me procesin tim. KPK më ka konfirmuar në detyrë, duke më konsideruar të pastër në të treja shtyllat e hetimit. IKP pretendon në mangësi në kriterin e pasurisë, gjashtë në total, për figurën asnjë, për aftësitë profesionale, vetëm dy.

Në lidhje me pasurinë IKP konsideron se vendimi i KPK është i gabuar pasi sipas tij unë nuk kam justifikuar pasurinë. Për apartamentin tim në Tiranë IKP vlerëson se ndryshe nga KPK, nuk kam arritur të vërtetoj burimin e krijimit, kursimet e mia e të bashkëshortit dhe huan tek djali i xhaxhait prej 50 mijë euro. Në ankim të IKP thuhet se nuk janë paguar tatimet nga bashkëshorti im në disa vite, por të pasaktësuar se kujt detyrim ishin, të bashkëshortit apo punëdhënësit.

Në lidhje me pagën e bashkëshortit prashtroj se nga provat e marra nga KPK ka rezultuar se të ardhurat janë krijuar në disa vite me pagë neto e ndarë në tre periudha dhe janë deklaruar në deklaratat vjetore dhe atë vetting për periudhën e parë. Për këtë qëndimi i IKP nuk qëndron. Qëndrimi i këtij të fundit nuk është i saktë pasi pagat janë bërë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb