Skip to content

ADISA fillon punë në qytetin e Elbasanit, Balla: Minimizon korrupsionin në zyrat e shtetit

ADISA ka filluar punën ditën e sotme në qytetin e Elbasanit me 19 sportele që do të ofrojnë shërbime për qytetarët e këtij qyteti. Kujtojmë se ADISA ka si mision të veprimtarisë së saj transformimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve publike në Shqipëri, përmes qasjes me qytetarin dhe përmirësimin e shërbimeve me natyrë administrative.

Gjithashtu, misioni i saj është të ofrojë shërbime publike nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët si dhe qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë për shërbimet që kryhen nga institucionet dhe agjencitë e qeverisë qendrore dhe  vendore sipas legjislacionit në fuqi ose marrëveshjeve përkatëse.

Në inagurimin e zyrave të reja ishin prezent deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, si dhe kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja.

Balla: ADISA ka filluar punën në Elbasan ME 19 sportele që ofrojnë dhjetëra shërbime në një zyrë të vetme.

Qytetarët marrin shërbimet në kushte bashkëkohore të infrastrukturës, por mbi të gjitha një shërbim të qytetëruardhe korrekt. Zyrat e shërbimeve me një ndalesë i kanë dhënë fund ecejakeve të qytetarëve nga një zyrë në tjetrën, shpenzimeve të panevojshme dhe kanë minimizuar mundësitë për korrupsion në zyrat e shtetit.

Në kushtet e pandemisë një vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së protokollit të sigurisë  së qytetarëve dhe punonjësve.

/faxweb