Skip to content

Kryeministri bullgar shkon t’i japë dhuratën për ditëlindje, Merkel nuk e toleron: Të ka dalë hunda, vendose mirë maskën

Përtej humorit, situata aktuale e krijuar nga Cocid-19 është tejet serioze. Krerët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel për të folur për planin e rimëkëmbjes ekonomike.

Sot është një ditë e shënuar për kancelaren gjermane pasi feston ditëlindjen. Të pranishmit i kanë bërë asaj dhurata nga më të ndryshmet.

Sakaq, kryeministri bullgar teksa i tregoi dhuratën që kishte për Merkel, u përball me një faleminderit e më pas me një “kritikë”. Borissovit i doli pa dashje hunda jashtë maskës dhe kancelarja nuk nguroi ta këshillonte.

/faxweb