Skip to content

Palët politike konfirmuan pjesëmarrjen, ja kur do të mblidhet Këshilli Politik

Pas dakordësimt të arritur mes mazhorancës dhe opozitës joparlamentare ditën e sotme për t’u mbledhur në tryezën e Këshilit Politik, është vendosur që takimi të mbahet ditën e hënë në orën 11:00.

Në tryezën e rrumbullakët pritet të diskutohen çështjet që ndajnë thelbësisht mazhorancën qeveritare dhe opozitën jashtë parlamentare, ku pika më e nxehtë e debatit qëndron te ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe lejimin ose jo të koalicioneve.

/faxweb