Skip to content

Të gjithë po urdhërojnë mbajtjen e maskës me detyrim, Trump ‘zotohet’ se…

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar të mos i urdhërojë amerikanët të mbajnë maska ​​të cilat parandalojnë  përhapjen e koronavirusit.

Komentet e tij erdhën pasi eksperti më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, Dr Anthony Fauci, u bëri thirrje udhëheqësve shtetërorë dhe lokalë që të jenë “sa më të fortë të jetë e mundur” për t’i bërë njerëzit të veshin maska.

Vendosja e masakve t të fytyrës, shtoi Dr Fauci, është “me të vërtetë e rëndësishme” dhe “ne duhet t’i përdorim ato, të gjithë pa përjashtim”.

Vendosja e maskave  është politizuar shumë në SHBA.Shumica e guvernatorëve të shtetit kanë porositur që veshja e maskave në natyrë të jetë e detyrueshme, me shumë sesa një zgjedhje personale. Midis tyre janë guvernatorët republikanë, përfshirë Kay Ivey të Alabama, të cilët kanë ndryshuar qëndrimin e tyre fillestar të situatës.

Presidenti Trump, i cili më parë kishte refuzuar të mbante maskë, u pa për herë të parë në publik me maskë të shtunën e kaluar. Por duke folur për Fox News të Premten, Trump tha se ai nuk pajtohej me një urdhër kombëtar për të vendosur maska me detyrim, duke thënë se njerëzit duhet të  jenë të lirë të zgjedhin.

/faxweb