Ngërçi i krijuar me Kushtetuesen, për avokatët mbetet peng i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për mikrofonin e Fax News ata tregojnë se qëllimi i mazhorancës ka qenë kapja e Gjykatës Kushtetuese.
Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese, për avokatin Jordan Daci mbetet peng i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
“Ndërhyrja e politikës është një gjë e dukshme. Gjykata kushtetues mbahet peng nga politika aktuale. Nëse ne do të sforcohemi tani për krijimin e saj me dhunë më shumë se do të rregullojmë punë, do të hapim punë.”- tha Daci.
Në një intervistë për Fax News, Daci e shpjegon numrin e lartë të të skualifikuarëve me kriteret e rrepta , ndërsa funksionalitetin e gjykatës e shikon të mundur vetëm pas 1 viti.
“Shumca gjyqtarëve të sistemit gjyqësor nuk i plotësojnë kriteret për GJK. Në GJK duhen gjyqtarë që kanë njohuri të thelluara dhe të provuara. GJK në vetvete kërkon një profil të fortë akademik të personave që do të kandidojnë. Në pjesën më të madhe nuk kanë formimin e duhur dhe nuk duhet të pranohen. Kemi kritere të rrepta që për mua janë normale. Mendoj se GJK nuk do të ngrihet dhe nuk do të jetë funskionale pa mbaruar zgjedhjet e ardhshme.”- tha Daci.
/faxweb
