Kosova duket se është në gjendje álarmante pasi çdo ditë ka një numër të lartë të víktimave. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar se 6 pacientë kanë ndërruar jetë nga sèmundja. Kjo është dita e dytë që shënohet kjo shifër víktimash.
Ndërkohë janë bërë 562 testime, nga të cilët rezultuan pozitivë 145 persona. Në të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike del se janë shëruar edhe 171 pacíentë.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh.
Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në vírusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdèkjes.(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
