Skip to content

DETAJET: 39 vjeçari tenton të vetëdigjet para Kryeministrisë, ndërhyn Policia dhe e shpëton

Një 39 vjeçar në gjendje të rëndë psikologjike ka tentuar të vetëdigjet përpara godinës së kryeministrisë.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes së forcave të rendit është bërë i mundur shpëtimin e tij, ndërsa ishte lyer me benzinë.

Tiranë/Informacion paraprak nga policia: 

Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një  shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të  vetëdigjet.

39 vjeçari është shoqëruar  nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

()