Prokuroria e Krimeve te Renda nis verifikimin e pasurisë per Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Arber Cekaj. Burimet i thane vizion plus se u është kërkuar bankave, hipotekave dhe zyrave te transfertave te parave te japin informacion per veprimet e këtyre tre shtetasve.
Lushaj dhe Pezaku u arrestuan pas kapjes se ngarkesës rekord prej 613 kilogramë kokaine ne Maminas. Ndërkohe pronari i kompanisë Arbri Garden është shpallur tashme ne kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e Krimeve te Renda po heton Arber Cekajn, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezakun ne kuadër te grupit te strukturuar kriminal.



