Rritet niveli i ujit në zonën e Obotit ne Shkodër. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes rreth 1850 ha janë ne ujë, shume banesa janë të izoluara, ndërsa kalimi behet vetëm me varka. Për këto familje është siguruar ndihma, ku janë shpërndare rreth 450 pako ushqimore dhe 180 pako detergjent.
Ndërkohe janë marrë masat edhe për sigurimin e ushqimit për bagëtitë. Si pasoje e reshjeve të shiut, shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit janë rritur. Ministria bën me dije se po merren masa edhe për furnizim me klor për dizefektimin e zonave te përmbytura pas tërheqjes së ujit. Ndërkohe Bashkia e Shkodrës ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës, pasi sipas saj rrezikohet shëndeti e jeta e banorëve.


