Skip to content

“Askush nuk e rishkruan lirinë tonë”, Rama citon Thaçin pas deklaratës së fundit. Ja fotografia që e shoqëron

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografinë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me flamurin kuq e zi në dorë dhe citon deklaratën e tij të fundit pas kthimit nga Haga.

“Askush nuk do ta rishkruajë lirinë tonë”, shkruhet në fotografi. Më parë, Thaçi doli në një deklaratë për mediat ku u shpreh se historinë që është vulosur me gjakun dhe sakrificën për liri nuk mund ta rishkruajë askush. Sipas tij, ky proces do vulosë rolin historik të UÇK.

”Historia nuk mund të rishkruhet nga askush. Ju them që ky process nuk mund të rishkruajë këtë histori, sepse është vulosur me gjakun dhe sakfrificën e një populli me liri.

Cilido qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja, historia e fitimit mbi një pushtues do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush.

Ky procesi i radhës është në vazhdën e shpifjeve dhe akuzave ndaj UÇK. Por ky proces do vulosë rolin historik të UÇK-së si një rol i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këto përbuzje ndaj Kosovës e shqiptarëve, represioni deri në masa gjenocidiale, do të jetë një nga faqet më të errëta që nuk do rishkruhet në Kosovë.

Unë që pata rol në shtetformimim e Kosovës. Ndjehem më fort i sigurt për sakrificën personale për zbardhjen e kësaj historie 22 vjeçare. Një histori e mbushur me lëndime dhe akuza ndaj bashkëluftëtarëve të mi”- tha Thaci.

/faxweb