Skip to content

Pacienti më i ri me Covid/ Një bebe infektohet me koronavirus në Fier, nëna po lufton me sëmundjen në spital

Një foshnje 1 vjec ka rezultuar pozitive me koronavirus në qytetin e Fierit. E infektuar ka rezultuar edhe nëna e tij, gjendja shëndetësore është e rënduar. Nuk dihet nëse bebja është në spital apo po merr trajtim mjekësor në shtëpi.

Ajo ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Fierit ndër nuk dihet nëse vuan nga sëmundje të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë dhe Pukë, 3 raste në Mirditë, nga 2 raste në Berat, Elbasan, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në  Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

/faxweb