Përfaqësuesi i studentëve Marash Logu ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të e televizionit Faxnews, nga dhe ku ka hedhur akuza të forta mbi zgjedhjet që priten të mbahen në Universitetin e Tiranës. Logu i sheh këto zgjedhje si të parregullta ligjërisht dhe të papërshtatshme në kohën aktuale të pandemisë. Sipas tij zgjedhjet janë të papërshtatshme pasi rrezikojnë përhapjen e virusit Covid-19, si dhe janë të paligjshme pasi zhvillohen nga një komision që i ka mbaruar mandati.
“Silva Bino ka deklaruar që zgjedhjet në Universitete nuk duhet të mbahen tani pasi situata epidemiologjike shfaqet problematike dhe mund të rrezikoj shëndetin e studentëve dhe të pedagogëve. Por ne nuk i kundërshtojmë zgjedhjet vetëm nga ana e pandemisë por edhe nga disa parregullësi dhe paligjshmëri. Universiteti i Tiranës ka pasur disa parregullsi në krijimin e infrastukturës zgjedhore, çka nënkupton krijimin e komisioneve që do të menaxhonin zgjedhjet. Sipas rregullores parashikohet që rektori sëbashku me senatin akademik do të krijonin komisionin që menaxhon zgjedhjet në nivelin qëndror të universitetit dhe më pas ky komision krijon grupet që menaxhojnë zgjedhjet nëpër fakultete. Rektori nuk mundi ta krijonte dot këtë komision duke hyrë në zgjedhje me komisionin e vjetër çka i bën të paligjshme zgjedhjet në universitete.”-tha Logu.
/faxweb
