Një i ri 21-vjeçar është árrestuar nga pòlicia e Durrësit pasi kreu 11 vjèdhje brenda muajit korrik me shokun e tij 17-vjeçar. I riu është identifikuar me inicialet A.D., dhe emri i tij nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë më parë i dènuar për vjedhje.
Për shokun e tij të mitur, të identifikuar si E.Xh., u vendos procedimi në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Pòlicisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjèdhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e natës”, árrestuan në flagrancë shtetasin:
A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penále “Vjedhjá” si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç”, njoton policiá.
Pamjet tregojnë momentin kur bashkë me shokun marrin paratë në një lokal në qytetin e Durrësit. Hetimet treguan se dyshohet të ketë marrë 10.000 lekë në lokalin në pronësi të A.N. Më pas kanë kryer vjèdhje në lagje të tjera të qytetit, përfshirë në kompani celulare e lokale të tjera, të cilat janë dokumentuar me pamje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një thikë, një levë hekuri dhe një maskë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
/faxweb
