Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp me presidentin e Kososvës, Avdullah Hoti u shpreh i vlerësuar nga takimi dhe nga biseda me kryeministrin. Kryedemokrati theksoi se vlerëson punën e autoriteve kosovare në luftën ndaj pandemisë si dhe përshëndeti paketat socio-ekonomike duke i vlerësuar si më të lartat në rajon. Basha u ndal dhe te vendimi i parë që do të marrë kur të vijë në pushtet, ai u zotua para kryeministrit Hoti se ky vendim do të jetë heqja e tarifës në “Rrugën e Kombit”.
“Faleminderit zoti kryeministër për ftesën dhe për bisedën. Sot ndodhem këtu për të përshëndetur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qeverinë e saj. Përgëzoj qeverinë e Kosovës për menaxhimin e bërë gjatë pandemisë.Paketa ekonomike që ju keni njoftuar në raport me prodhimin e brendshëm bruto ju vendos në krye të vendeve të rajonit. Kjo shërben si një shëmbulll për Tiranën dhe për ne kur të vijmë në qeveri. Shpreh mbështetjen e Partisë Demokratike për bisedimet dhe njohjen reciproke Kosovë-Serbi. Një ndër vendimet e mia të para që do të marrë kur të vi në pushtet do të jetë heqja e tarifës së traut që ndan kufijt e dy vendeve tanë. Do të kemi një bashkëpunim ekonomik dhe në fushat e tjera si bujqësia, infrastruktura dhe tregëtia. Tirana ka vetëm dhe vetëm një detyrë të mbështesë pa kushte qeverinë e Kosovës dhe parlamentin e Kosovës.”- tha kryedemokrati Basha.
/faxweb
