BE i dhuron vendit tonë të tjera paisje mjekësore për të përballuar luftën kundër Covid. Në një konferencë për shtyp ambasadori i BE Luigi Soreca tha se do të ketë edhe 2 donacione të tjera në vazndim për vendin tonë, pasi siç theksoi ai lufta me Covid nuk ka mbaruar.
“Janë bërë 3 donacione të mëparshme dhe do tën kemi edhe 2 të tjera, për arsye se lufta ndaj Covid nuk ka marrë fund.
Më lejoni që edhe unë ti bashkangjitem thirrjes tuaj që i bëtë qytetarëve për të resoektuar regullat e caktuara dhe rregullat që rrjedhin nga akti niormativ i miratuar nga qeveria.
Në fakt sigurisht që këto paisje të reja që janë sjellë japin një ndihmesë tejet të vyer në luftën kundër Covid, megjithatë ata nuk mund të trajtojnë kurrë atë sjellje që është më e rëndësishmja, por smund të trajtojnë sjellen e qytetarëve”, tha Soreca.
Në fund të konferencës ku ishte e pranishme dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministrja dhe ambasadori të cilët shfaqen me maska janë takuar duke bashkuar grushtet.
/faxweb
