Që maska kërkon një protokoll për mënyrën e mbajtjes së saj, e dimë të gjithë, ama duket se ndonjëherë kushtëzohet dhe nga personat që kemi përballë…
Kjo ka ndodhur me kreun e PD-së Lulzim Basha i cili po zhvillon gjatë ditës së sotme një vizitë zyrtare në Kosovë, e ku shihet duke zbatuar dy lloj standardesh në mbajtjen e maskës.
Teksa ishte në takim me kryeministrin Avdullah Hoti, Basha ka mbajtur maskën, edhe pse ishin në një mjedis të hapur dhe në distancë të konsiderueshme nga njëri tjetri. Deri këtu jemi në rregull, të dy kanë kërkuar që të kenë kujdes maksimal, në një kohë që në të dy vendet tona, ka shtim të ndjeshëm të rasteve me Covid.
Por vetëm me një diferencë më pak se një orëshe, i njëjti Basha, në ambient të mbyllur dhe me një distancë më të vogël, është shfaqur pa maska teksa ka pasur një deklaratë të përbashkët me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Edhe ky i fundit nuk mban maskë, e pikërisht kjo ndoshta ka kushtëzuar dhe zgjedhjen e kryedemokratit.
Kujtojmë se në vendin tonë është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, me një akt normativ që pritet të kalojë në Kuvend, ndërkohë që kjo masë në Kosovë është marrë edhe më herët.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
