Një pacient ka ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit dhe kanë dalë pozitivë 81 pacientë.
Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.
Gjithsej janë bërë 35705, nga të cilët janë 4171 raste pozitive, 2352 të shëruar dhe 1706 raste aktive dhe në total 113 humbje jete (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
