Skip to content

Shoqërohen nga policia protestuesit, revoltohet muzikanti: Po kërkojnë të na çojnë në burg, po na heqin bukën e gojës

Protesta e artistëve dhe pronarëve të lokaleve para kryeministrisë pas vendimit të ministrisë së Shëndetësisë për të mbyllur klubet, është shoqëruar me tensione.

Policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka kërkuar që protestuesit të shpërndahen. Një muzikant tha se ato duan që t’u heqin bukën e gojës dhe kërkojnë që ti fusin në burg.

“Une jam muzikant dhe këto duan të na mbyllin gojën dhe çdo gjë. Duan të na heqin bukën, të na fusin në burg që ne mos të kemi mundësi të jetojmë në këtë vend që ne e duam kaq shumë. Ky është realizteti jonë i shpifur.”- tha një muzikant.

Ky vendim sipas tyre dëmton rëndë ekonominë e personave që punojnë në këto biznese, që nga stafet e punonjësve e deri tek këngëtarët e muzikantët, duke qenë se këto aktivitete i kanë si burim kryesor të ardhurash.

Shoqata e bareve e konsideron vendimin absurd dhe me pasoja më të rënda se vet Covid-19. Vatra e vërtet e Sars-Cov- 2 nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid. Gjithashtu shoqata jonë i drejton qeverisë disa kërkesa:

“Të shtohen masat e individece distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme. Nuk ka prova që baret me ambiente të hapura të jenë vatër shpërndarje për virusi. Të monitorohen masat individuale te klienteve pa penalizuar biznesin qe eshte ne kushte falimenti. Të mbështetet sektori i argëtimit. Ne në sipërmarrjet tona kemi zbatuar me rigorozitet të lartë të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket masava kundër Covid-19. Secili të mbajë përgjegjësinë e tij. Ndërkohë apelojmë të gjithë individët që operojnë në këtë sektor, të na bashkohen në protestën e nesërme që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 12.00.”- njofton shoqata.

/faxweb