Skip to content

Infektohet me Covid-19 infermieri në spital, u prek pasi kishte mjekuar një 73-vjeçare

Covid-19 është rikthyer sërish në spitalin e Elbasanit. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit një infermier është konfirmuar pozitive më Covid-19.

Mësohet se infermieri është infektuar pasi kishte kryer terapinë e një 73-vjeçare qe ishte e infektuar. Infermieri mësohet të jetë 40-vjeç ndërsa është pjesë e repartit të kirurgjisë.

Në bazë të raportimit ditor të bërë të hënën nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive në Elbasan mbeten 48.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.

/faxweb