Skip to content

Basha shkon për homazhe te varri i Isa Boletinit, surprizohet nga dhurata e veçantë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon ditën e dytë të takimeve në Kosovë. Gjatës ditës së sotme, ai është ndalur edhe tek kulla e Boletinëve.

Kryedemokrati ka zhvilluar homazhe tek varri i Isa Boletinit, i shoqëruar edhe nga ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.  Pavarësisht situatës së COVID-19, Basha nuk është pajisur me maskë, ndërsa nuk është kujdesur as për distancën sociale.

Gjithashtu kreu i PD, ka marrë si dhuratë një flamur kuqezi të ngritur në qershor të 1912-ës nga Isa Boletini.

Më herët gjatë ditës së sotme, Basha zhvilloi homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Gjithashtu ai u takua me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe atë të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

/faxweb