Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar asnjë víktimë nga korònavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është hera e parë që nga muaji mars që nuk ka asnjë jetë të hùmbur nga sèmundja. Po gjatë këtyre orëve janë bërë 1,636 testime dhe ka vetëm 163 raste pozitivë.
Kujtojmë se ditën e djeshme, u shënuan 10 víktima ndërsa numri më i madh ishte më 2 korrik kur u shënuan 15 jetëve të hùmbura. Numri i përgjithshëm i të prekurve me Còvid 19 në vend ka arritur në 9,412, numri i të shëruarve 4,940, ndërsa numri i vdèkjeve 432.
Për momentin, 4.040 raste janë aktive. Sipas qyteteve, Shkupi ka numrin më të lartë të rasteve aktive 1.892 ndërsa Negotina ka numrin më të ulët, vetëm 2 raste aktive.(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
