Agjencia telegrafike bullgare BTA bën të ditur se, më 21 korrik 2020, kardiologu dr. Igli Karasani, i cili ishte në kërkim nga policia në Burgas për gati një javë, u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministria e Brendshme e shpalli mjekun Karasani në kërkim kombëtar, pasi të afërmit e tij sinjalizuan se ishte zhdukur që nga mbrëmja e 12 korrikut 2020.
Igli Karasani u gjet nga pjesëtarët e sektorit të policisë kriminale.
U vërtetua se ai po qëndronte në territorin e Burgasit dhe kompleksit turistik “Slënçev brjag” (Plazhi diellor).
Igli Karasani është shtetas shqiptar, që punon në një spital privat në Burgas.(Thanas Mustaqi)
