Skip to content

“PS do atë që duan qytetarët”, Nard Ndoka publikon fotografi nga protesta para kryeministrisë: U plotësua dhe kjo dëshirë

Ish-deputeti Nard Ndoka ka publikuar një fotografi të qytetarëve që protestojnë para kryeministrisë dhe përplasen me forcat e policisë. Imazhi është i shoqëruar me shkrimin “Partia Socialiste do atë që duan qytetarët”.

Ndërsa Nard Ndoka shkruan: “Qytetarët duan të ikë Ramsi! PS e Rama don atë, që duan qytetarët..! Ja u realizu edhe kjo deshire!”

Reagimi i ish-deputetit erdhi disa orë pas firmosjes së marrëveshjes midis opozitës parlamentare dhe mazhorancës ne lidhje me ndryshimet në Reformën Zgjedhore.