Wilfred djali i Boris Johson dhe Carrie Symonds i lindur më 29 prill 2020 bëri që përdoruesit britanik të rrjetit të shpèrthejnë në teori konspirative. Pas publikimit të fotos së parë të vogëlushit, lindi hashtaguborisbaby: duket si një fëmijë një vjeç’ ku lexohen dhe shumë komente të llojit: ‘Ai ka më shumë flokë se babi i tij’.
Një nga hipotezat konspirative është se fotografia është orkestruar në mënyrë artistike, dhe është përdorur një fëmijë tjetër sepse në realitet djali i Johnsonit nuk ekziston.
Dikush tjetër hodhi një tezë më të moderuar: Vogëlushi në foto është Wilfred por ai ka lindur më herët dhe është mbajtur i fshehtë pasi Boris nuk ishte ndarë akoma nga gruaja e tij.
Çfarë është e sigurtë se lindjen e Wilfres e kanë shoqëruar disa gjëra të çuditshme: fillimisht u tha se ai do të lind në fillim të verës por ndërkohë ai lindi në prill. Mund të ishte një lindje e parakohshme por edhe kjo tezë nuk është bindëse për përdoruesit e rrjetit të cilët shprehen: Ky është foshnja më e madhe e parakohshme që kam parë ndonjë herë.
‘Nuk eshte fakti qe bebi e mban vete koken qe 11 javesh. Nuk eshte as fakti qe ai ka me shume floke se Borisi dhe e dashura e tij se bashku.ESHTE FAKTI QE KA LINDUR PARA KOHE DHE KA MADHESINE E NJE BEBEJE 1 VJECARE’ shkruan një përdorues Twitter-it.
‘Kjo bebe ka lindur para 11 javesh. Shikojeni madhesine, rritjen dhe gjatesine e kembeve krahasuar me nje bebe tjeter 11 javeshe. Me pas krahasojeni me foton e bebes 1 vjecare. Gjatesia ne krahasim me te emen, gjatesia e kembeve. Dhe mund ta mbaje vete koken (4-6 muajsh). E mrekullueshme’ shkruan dikush tjetër.
/faxweb
