Biznesmeni Avni Ponari, pas disa ditëve të vështira në përballje me Covid 19, ka arritur që ta mposhtë sëmundjen dhe gjatë ditës së sotme i është rikthyer rutinës së tij në zyrë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ponari shpreh falenderime për të gjithë ata që i kanë qendruar pranë në këto momente delikate, ndërkohë që shton se shpreson që kjo pandemi të përfundojë sa më shpejt.
“Perseri ne zyre, cdo gje ecen ne normalitet. Falenderoj familjaret e mi, miqte, koleget bashkepunetoret dhe te gjithe ata qe ndane me mua shqetesimin tim gjate ketyre ditëve. Uroj qe kjo pandemi botrore te mbaroj sa me shpejte”, shkruan Ponari në postimin e tij në rrjetet sociale.
Siç mund të shihet dhe në fotot e mëposhtme, Ponari ka humbur disa kilogramë, që është dhe një nga pasojat që lë Covid 19, rënia në peshë te personat e prekur.
