Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 42-vjecarin Durim Keci, i cili u arrestua tre ditë më parë, pasi kërkohet nga drejtësia italiane. Nën masa të larta te sigurisë me prezence edhe te forcave special RENEA, gjykata e ka dhënë vendimin.
 
Prokurori Ilir Turja ka kërkuar te vlerësohet i ligjshëm arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Keci është dënuar me 9 vjet dhe 7 muaj heqje lirie nga gjykata e Xhenovas për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Pala mbrojtëse është shprehur se nuk ka asnjë dokumentacion të saktë, vetëm një letër e Interpolit e pashoqëruar me vendimin e gjykatës.
 
Avokati Ilia Ilia është shprehur se akuza është në vazhdën e diskriminimit që iu bëhet shqiptarëve nga ana e drejtësisë Italiane. Sipas tij zanafilla është e ashtuquajtura dosja “Kanun” ku rreth 20 vite me parë policia e Bergamos në Itali arrestoi 135 shqiptarë emigrante vetëm nga zona e Sihiakut.
 
Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes gjyqtarja Elda Kaja ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e Durim Kecit nga policia, si dhe duke caktuar si masë sigurimi atë të arrestit në burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko