Skip to content

Zjarr i përmasave të mëdha në një ullishte në Patos, policia e zjarrfikësit në luftë me flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në ullishtet e fshatit Ruzhdie, në Patos.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë së rendit, të cilat po punojnë për të shuar flakët.

Gjithashtu, në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe zjarrfikëse nga Fieri, Patosi dhe avari-shpuesja e Albpetrolit.

Ndërkohë, afër vatrave të zjarrit ndodhen disa banesa, të cilat janë të rrezikuara nga flakët.