Burime zyrtare nga Partia Demokratike mohojnë lajmin e publikuar nga disa media për kandidimin e ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Sipas PD, ky është një lajm i pavërtetë, pasi propozimi nga një anëtar partie nuk nënkupton kandidim.
Burimet zyrtare në PD konfirmojnë se në metodologjinë e hartuar të sleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut.”.
/faxweb
