Pavarësisht përmirësimit të motit prej disa ditësh, banorët në fshatin Obot të Shkodrës vazhdojnë të përjetojnë një situatë problematike, si pasojë e përmbytjeve.
 
Edhe këtë të mërkurë kalimi në fshat është bere me varka, ndërkohë që sipërfaqja nën ujë arrin rreth 1895 ha.
 
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi inspektoi fshatin Obot në njësinë administrative Ana e Malit, një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet.
 
Banorët i janë ankuar kryebashkiakes se u është shkatërruar e gjithë pasuria.
 
 
Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve në rast emergjencash.
 
Në operacione përveç ushtrisë janë angazhuar edhe efektive te Forcave te Ndërhyrjes se Shpejte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re