Skip to content

BE përshëndet marrëveshjen e 5 Qershorit, Varhelyi paralajmëron palët për ndryshimet shtesë

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka reaguar për marrëveshjen e 5 qershorit duke paralajmëruar palët për ndryshimet shtesë që të vazhdojnë diskutimet që të mos shmanget fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së parë.

“Përshëndes miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kryesor të Bashkimit Europian. Konkluzione: Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen”, tha Varhelyi.

Ndërsa zëdhënësja e KE për zgjerimin, Ana Pisonero thotë se BE e mirëpret miratimin duke thënë se përmbush një nga kushtet kyçe për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE.

“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Shqipëri, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit në BE, siç thuhet në përfundimet e Këshillit të 25 Mars 2020”, shkroi Pisonero në Twitter.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Komisioniy Europian:

“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të aritur në 5 Qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kyce për fillimin e negociatave të antarësimit me BE, sic është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020.

Parashikimet e reja ligjore, do t’I japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor. Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa I përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të cënojë frymen dhe rezultatet e 5 Qershorit”, deklaroi Komisioni Europian.

/faxweb