Ilustruese
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në kryeqytet, më ekzaktësisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 17:15. Për pasojë, janë dëmtuar tre persona, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.
“Më datë 23.07.2020, rreth orës 17:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njeri prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
/faxweb
