Skip to content

Shqiptari shkon në gjendje të rënduar nga Covid 19, Udine rihap pas një muaji repartin e terapisë intesive

Në Udine të Italisë është rihapur shërbimi i kujdesit intensiv pas një muaji për shkak se një pacient ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.

Bëhet fjalë për një shqiptar i cili kërkonte hospitalizim të menjëhershëm, pasi simptomat e sëmundjes i ishin përkeqësuar. Sipas mediave italiane, që prej 20 Qershorit në Udine nuk ka patur asnjë pacient të shtruar në terapinë intensive.

Me ardhjen e shqiptarit të infektuar, personeli i spitalit duhet të rindërtonte shërbimin e kujdesit intensiv brenda disa orëve, që të mund ti jepte atij trajtimin e nevojshëm,

Lajmi u bë me dije nga Riçardo Riçardi, nënkryetari i rajonit të Udines, i cili thotë se shumë prej rasteve të reja që po shënohen në këtë rajon, janë emigrantë të kthyer nga vendet e ballkanit. Tre raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve me Covid 19, njëri prej të cilëve u konfirmua se kishte udhëtuar nga Rumania drejt Italisë.

Tashmë vendet e Ballkanit duket se po njohin një valë të shtuar të rasteve me Covid, dhe po kthehen në burim infeksioni dhe për Italinë, që ka qenë një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi në Europë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb