Drejtoresha e Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës, Raimonda Shino, përmes ekranit të Faxnews ka hedhur dritë mbi shifrat e vdèkjeve të ndodhura gjatë periudhës së pandemisë dhe vdèkjeve të regjistruara në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shino deklaron se 6 mujorin e parë të vitit 2020 kanë vdèkur 27 persona më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Gjithashtu drejtoresha e Shërbimeve Funerale ka sqaruar procedurën e varrimit të një vdèkjeje të shkaktuar nga Covid-19 ku sipas vendimit të Këshillit Bashkiak ky vendim mbulohet nga buxheti vendor.
“Për periudhën janar-qershor 2020 ne kemi kryer 1801 shërbime varrimi dhe krahësuar me 1 vit më parë për në të njëjtën periudhë janar-qershor 2019 ne kemi trajtuar 1774 raste që do të thotë 27 varrime më tepër sesa një vit më parë. Në fillim fare vihet nga familjarët që kontaktojnë dhe sjellin skedën e vdèkjes, në të cilën është e përcaktuar diagnoza e humbjes së jetës dhe rasti Covid specifikisht dhe pasi sigurohet leja e varrimit ne nxjerrim urdhrin e punës pasi dihet se ky shpenzim mbulohet nga agjencia funerale e Bashkisë së Tiranës.
Në këtë rast ne nxjerrim vetëm urdhërin e punës dhe nuk presim faturë dhe nuk japim vërtetim për sigurimet shoqërore krahasuar me një procedurë normale vdèkjeje. Ne kemi masa të rrepta të cilat nuk çedohen për varrimin e personave me Covid-19. Dua të kem mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranë për të mos respektuar ritualin e varrimit dhe të shmangin grumbullimet.
Në periudhën e karantinës ka patur varrime dhe me 2 familjarë dhe në rastet në vijim pjesëmarrja është më e ulët. Theksoj që qytetarët e Tiranës të jenë më bashkëpunues dhe të mos bëhen shkak për përhapjen e virusit. Kryetari i Bashkisë Tiranë e ka thënë në mënyrë publike dhe shërbimi funeral kryhet falas nga ana e Bashkisë. Varrimet Covid janë mbuluar100% nga ana e Bashkisë Tiranë.”- tha Shino për Faxnews. (F.M/Faxweb.al)
/faxweb
