Skip to content

Ndahet nga jeta farmacistja si pasojë e Covid 19, mesazhi prekës i kolegëve

Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të 45 vjeçares Xhire Çitozi, si pasojë e Covid 19.

Reagimi: Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morri jetën në moshën 45 vjecare koleges sonë të nderuar Xhire Çitozi (Gjereti).

Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Xhire!

/faxweb