Skip to content

Ambasada gjermane rihap vizat/ Kur mund të paraqiten shqiptarët për takim

Nga kjo e hene do të rihapet serish zyra e vizave dhe pasaportave të ambasadës gjermane në Tiranë.

Në një njoftim në faqen zyrtare ambasada ka njoftuar  se nga data 27 korrik do te rihape  zyrat për të gjithë ata qe duan te marrin sherbimet.

Aplikuesit të cilët kanë pasur takim në zyrat gjatë periudhes 20 deri ne 24 korrik duhet te konfirmojnë një takim të ri.

Para pak ditësh ambasada mbylli aplikimet si masë parandaluese ndaj koronavirusit.