Dy persona me origjinë nga Kruja kanë humbur jetën nga Covid 19 ditën e sotme, specifikisht një 43-vjeçare krutane me profesion farmaciste, por me banim ne durres, si dhe një 47-vjeçare me banim në Krujë. Kjo e fundit ka humbur para pak kohësh dhe nënën e saj nga virusi.
Kruja vijon të mbetet një nga qytete me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja mbartëse të virusit duke u renditur këtë qytet ndër më problematikët në rang vendi.
Burime për faxweb.al bëjnë të ditur se në qytetin e Krujës ndodhen të intubuar dy persona gjendja e të cilëve shfaqet e rënduar.
Në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve në Kalanë e Krujës vijon të mbetet i ulët dhe shkaktari kryesor i mungesës së turistëve është përhapja e Covidit në këtë zonë.
Ata pak vizitorë që shfaqen në qytet janë turistë të huaj nga pjesa e Evropës Lindore. Mungesa e turistëve ka sjellë një humbje të konsiderueshme për artizanët e Pazarit të Krujës të cilët po hasin vështirësi ekonomike në bizneset e tyre.
/faxweb
