Skip to content

Pas deklaratave të PD-së për BKH-në, vjen reagimi i fortë i Yuri Kim: Disa shpresojnë që nuk do të ngrihet kurrë, na vjen keq t’ju zgjojmë nga gjumi…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një status në twitter ka bërë një reagim të fortë për Reformën në Drejtësi.

Ambasadorja amerikane shkruan se disa duket sikur ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të vendoset, dhe ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë.

Mët tej Yuri Kim thekson se “na vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë.”

Reagimi

Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të vendoset, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara.

/faxweb